Ekonomia gjermane është në gjendje krize. Qeveria synon të përmirësojë kushtet e biznesit për kompanitë, por gjen dot një ujdi. Çfarë thonë ekspertët?

Edhe pse koalicioni i tre partive në pushtet në Gjermaninuk është sigurisht një shembull ideal i unitetit, lideri liberal dhe ministri i Financave Christian Lindner si dhe ministri i Ekonomisë, ekologjisti Robert Habeckkanë të paktën një qëllim të përbashkët.

Ata mendojnë se duhet të lehtësohen nga taksat e shumta sipërmarrësit në Gjermani, me qëllim  që të forcohet ekonomia. Qeveria po debaton për mënyrën e duhur për të arritur këtë qëllim.

Habeck foli në favor të një fondi të posaçëm investimi që do të ofronte lehtësim tatimor. Ministri i Financave Lindner nuk është pro, duke argumentuar se kjo do të nënkuptonte rritje të borxhit. Lindner propozoi heqjen e taksës së solidaritetit për kompanitë – kjo taksë paguhet në perëndim të vendit për zhvillimin e pjesës lindore, të ish-RDGJ.

Kryetarja e të Gjelbërve, Ricarda Lang, e kritikoi këtë propozim të Lindnerit, duke pretenduar se nuk kishte dëgjuar se si do të kompensoheshin fondet që do të mungonin më pas.

Çfarë mendon kancelari?

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërhyri në debatin mes Lindner dhe Habeck. Ai vuri në dukje se duhet përpilohet një “Akt i Mundësive të Rritjes Ekonomike”, i cili ofron stimuj tatimor për investimet dhe teknologjitë që ndihmojnë në mbrojtjen e klimës.

“Shpresoj që edhe me pëlqimin e landeve të vijë diçka nga ky projekt shumë konkret dhe praktik, i cili duhet të lehtësojë aktivitetin investues të kompanive”, tha Scholz. Aktualisht ligji ka ngecur në Komisionin e Ndërmjetësimit mes dy dhomave parlamentare.

Landet e kritikojnë ligjin, sepse besojnë se ai do t’ua ngarkonte atyre shumicën e kostove. Kjo është arsyeja pse është e paqartë se kur do të miratohet ligji. Komisioni i Ndërmjetësimit do të mblidhet sërish më 21 shkurt.

Habeck ka frikë se landet mund të zvogëlojnë lehtësimin e planifikuar të ekonomisë me tetë miliardë euro: “Në fund vlera do të jetë tre miliardë, kështu që paketa po bëhet më e vogël, pothuajse homeopatike,” paralajmëroi ministri i Ekonomisë Habeck, në një paraqitje në televizionin e parë gjerman, ARD.

Ndiqni artikullin e plotë: DW