IMG_9478

Një Mercedes-Benz W115 240D, që dikur ishte taksi në Greqi, ka hyrë në histori si një nga makinat më jetëgjata të prodhuesit gjerman, duke përshkuar 4.600.000 kilometra. Automjeti, i cili i përkiste një shoferi grek, është tashmë pjesë e Muzeut të Mercedes-Benz në Shtutgart, Gjermani.

Ky model, i njohur për qëndrueshmërinë dhe besueshmërinë e tij, shërbeu si një taksi për dekada me radhë, duke tejkaluar rekorde të jashtëzakonshme kilometrike. Mercedes-Benz, pasi verifikoi historikun e makinës, vendosi ta ekspozojë atë si dëshmi e cilësisë dhe jetëgjatësisë së modeleve të saj klasike me motor nafte, raporton gazetajonë.

Makina legjendare mbetet një simbol i inxhinierisë gjermane dhe qëndrueshmërisë së jashtëzakonshme të Mercedes-Benz W115 240D, një model që vazhdon të vlerësohet nga entuziastët e automjeteve në mbarë botën. /gazetajonë