Prej dy ditësh banorët e fshatit në Rinas janë në protestë duke kundërshtuar vendimin e ARRSH-së që e bëri rrugën për në aeroport me një sens.

Vendimi ishte i papritur duke kapur në befasi banorët që mëngjesin e 1 majit u gjendën përballë policëve, të cilët i njoftuan se “fshati është në kundravajtje”.

Dy janë njerëzit që banorët u drejtojnë gishtin për izolimin, kryeministrin Edi Rama dhe koncesionarin e aeroportit të Rinasit, Shefqet Kastrati.

Në 25 dhjetor të vitit 2020 aeroporti i vetëm ndërkombëtar i Shqipërisë kaloi në pronësi të kompanisë së biznesmenit Shefqet Kastrati.

Banorët shprehen se në kohën që aeroportin e Rinasit e kishte kompania gjermane rruga ishte me dy sense dhe qarkullimi kryhej normalisht, por tashmë që sipas tyre pronësia kaloi te Kastrati u izoluan.

15 vjet gjermani, sa hyri Kastrati e mori” tha një banor i irrituar në protestë.

E ndërsa u ulën këmbëkryq, banorët nuk e kursen ironinë duke ngritur edhe dolli me raki për Shefqet Kastratin që sipas tyre u bllokoi rrugën. “Gëzuar, gëzuar, të ngremë një dolli, rroftë Kastrati”. Rezistenca e tyre vazhdon.