
Nga Bleona Metushi
I veshur sportiv, ngjyre ushtarake, varse te trash ne dukje floriri, Nuredini, nuk e ndan buzeqeshjen nga fytyra, as kur tregon se ka qelluar me leve disa here pas koke nje argjendar, te cilit i ka grabitur bashke me 3 te tjere, bizhu dhe flori te shumte.
“… ku pati kohe ai tme kthente dore, ra direkt ne gjunje e me pas pertoke”, tregon per nje nga viktimat e tij para gjykates, teksa i pergjigjet pyetjes se nje prej avokateve.
Nuredini e ka ne maje te gjuhes edhe batuten. Nga ato 500 lekshet, por e leshon si te ishte skenari i nje komedie te mirefillte me vetebesim dhe me te, gajase gjithe sallen.
Edhe prokuroret here pas here.
Rrefimet e tij te rrjedhshme, finoke, korrigjimet spontane shpesh here te qendrueshme per ndonje lapsus te avokateve gjate pyetjeve qe i drejtojne, nderpriten nga te bertiturat dhe reagimet agresive, te atyre qe ai i akuzon si bashkepunetore te tij ne dhjetra krime.
Nuredini qendron i qete para akuzave te ish miqve te tij se genjen dhe tensionit ne salle, me nje gjuhe trupi te relaksuar, teksa qendron pas nje oficeri te gjate me maske i pergjigjet po ashtu, me humor.
Bashkepunetori i drejtesise, qe lundroi ne boten e krimit per vite me radhe si nje mjet ne doren e me te pushteshmeve se ai, tashme, lundron ne boten e drejtesise, si mjet per Prokurorine e Posaçme, me te rendesishmen ne vend.
Me te njejten siguri qe merrte persiper vrasjet dhe perdorte gishtin tregues per te qitur armen, me te njejten siguri, flet e rrefen, duke ngritur gishtin tregues te fajesise drejt bashkautorve ne krimet e tij.
Por nese kjo siguri vjen se ka ne krah te verteten, apo forcen e institucionit qe po e perdor, kete do ta tregoj kohe dhe procesi gjyqesor.
Ne keto kohe te arta per Prokurorine e Posaçme qe ka ne dore materiale te shumta te komunikimeve ne aplikacionin SKY, Dumani dhe bashkepunetoret e tjere te drejtesise jane nje “As nen meng”, qe po perdoren ne dosje te tjera, per te mbeshtetur me deshmine e tyre komunikimet ne aplikacionin e koduar.
Por Nuredini, flet e tregon si nje vrases qe vitet e ben profesionit dhe ne kuptim te profesionit, ai nuk shfaq asnje ndjenje per krimet qe ka kryer.
Listat e personave qe do ia dergonte vdekjes, ne kembim te parave, jane normale per te dhe mbase per shume aty jashte si ai, qe ende jane mjet ne doren e krimit.
Megjithate, eshte e dukshme qe drejtesia me Nuredin Dumanin, nuk e ka realizuar dot nje nga detyrat e saj, ate te rehabilitimit. Sepse Nuredin Dumani mund te jete sot nje bashkepunetor i drejtesise, por jo nje i penduar.
Me gjase, nese e hedh sot ne rruge, ai po sot do te kryente vrasje.
Sepse ne sallen ku ai rrefen me humor krimet, mungojne familjaret e viktimave te Dumanit dhe ndoshta po te vendosnin te ndiqni procesin, komunikimi dhe gjuha e tij e trupit qe rrefen per nje mungese te theksuar empatie, do te shkaktonte te njejtin inat dhe nervozizem si te ata qe jane pas kafazit te qelqte, te akuzuar.