
Një libër i vjetër rreth 900 vjet, i gjetur në Arkivat Sekrete të Vatikanit, pretendohet se parashikon vitin e Ditës së Gjykimit. Sipas kësaj profecie të krishterë, Jezusi do të kthehet në Tokë për të gjykuar njerëzimin në vitin 2027.
Teksti i njohur si “Profecia e Papëve”, i atribuohet shenjtorit Malakia dhe përmban 112 fraza të shkurtra në latinisht, që thuhet se përshkruajnë secilin papë që nga Celestini II në vitin 1143 deri te Papa Françesku.
Libri u zbulua në vitin 1595 nga murg benediktin Arnold Wion, i cili pretendoi se kishte gjetur shkrimet e Malakisë në arkivat e Vatikanit. Fraza e fundit e tekstit paralajmëron:
“Në persekutimin e fundit të Kishës së Shenjtë Romake do të mbretërojë Pjetri Romani, i cili do të ushqejë tufën e tij mes shumë mundimesh. Pas kësaj, qyteti i shtatë kodrave do të shkatërrohet dhe Gjykatësi i tmerrshëm do të gjykojë popullin. Fundi.”
Disa interpretojnë këtë profeci si një shenjë se pasardhësi i Françeskut do të jetë Pjetri Romani, i cili do të drejtojë Kishën mes trazirave, ndërsa të tjerë besojnë se Papa Françesku është i fundit.
Një dokumentar i vitit 2024 ka forcuar teorinë se fundi është afër, duke iu referuar një fraze të Papa Sixtus V nga viti 1585: “Boshti në mes të një shenje.”
Sixtus V u bë papë 442 vjet pas liderit të parë të Kishës, dhe nëse ai përfaqëson qendrën e profecisë, fundi do të vijë 442 vjet më vonë – pra në vitin 2027./Daily Mail