
Kryeministri Edi Rama foli sot në Fcebook edhe për fotot nudo të tij që u bënë virale vite më parë.
Rama tha se fotot ia nxori opozita duke menduar se do i bënin keq, por në fakt Rama tha se fotot nudo rritën mbështetjen ndaj tij në periudhën ai që kandidonte për zgjedhjet për kryetar bashkie në Tiranë.
Edi Rama: Opozita ma ka nxjerrë mua foton nudo dhe nuk është ashtu fare se ku ma gjen të më nxjerin foton nudo se në fund të fundit është foto jotja e ça ka këtu, ku është problemi, ndërkohë që dhe ma nxorën atëherë duke menduar se do më bënin keq. Ma morën nga sendet personale ma nxorën dhe pastaj e morën mbrapsht. Unë në qejfin tim në punën time në një plazh nudistësh në plazh në fillim të viteve 90 në Francë, njeri i lirë që s’kisha asnjë detyrim ndaj askujt, as të kërkoja votën e askujt, nuk i kisha borxh askujt ma nxorën foton dhe atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë bum u rrit besimi, u rrit mbështetja. Ti je brenda në kënetë i gjithë. /gazetajone