syria_sd

311 civilë, anëtarë të sektit alawite, janë “ekzekutuar” nga forcat siriane të sigurisë në veriperëndim të Sirisë, ku një operacion i madh është duke u zhvilluar kundër luftëtarëve besnikë të ish-presidentit Bashar al-Assad.

311 civilë alavitë, u vranë në një zonë bregdetare të Sirisë, duke ia atribuar vdekjet forcave të sigurisë dhe organizatave aleate“, thotë organizata joqeveritare.

Këto humbje jetësh e çojnë numrin e të vdekurve nga luftimet që nga e enjtja në të paktën 524.

213 ishin anëtarë të forcave të sigurisë dhe organizatave aleate, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut. /gazetajone