IMG_0266

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Transballkanik, pranë paraburgimit të Vlorës.

Bëhet me dije se një makinë e llojit “Porsche” ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë së lartë.

Si pasojë, mjeti ka goditur 5 automjete të tjera që ndodheshin në rrugë. Në vendngjarje janë shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërkohë që drejtuesi i Porsche-t është plagosur dhe është transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit dhe rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.