IMG_0302

Avokati Saimir Vishaj ka folur për procesin ndaj Veliajt dhe gjyqin që do të mbahet për masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut.

Vishaj komentoi edhe ardhjen e një avokati amerikan, që do të shërbejë si konsulent për Veliajn. Ai deklaroi se ky person nuk mund të shërbejë si avokat në Shqipëri pasi nuk ka licensë, ndërkohë që nuk e quajti shumë të rëndësishme prezencën e tij për procesin.

“Dalja e një të ashtuquajturi avokat sot në skenë është presion mbi drejtësinë. Unë jam avokat dhe nuk e dimë se cfarë është, nuk e dimë si ka fluturuar, ai e di punën e vet. Kjo nuk është çështje avokatie dhe asnjë avokat nuk dëshiron të thotë, jo për Veliajn por për gjithë të paraburgosurit e tjerë. Nuk e di si është lejuar ai, e drejta njeh avokatin shqiptar. Diploma e tij dhe statusi duhet të njihet nga ministria e arsimit dhe leja e dhomës së avokatit. Pa këto, një i ashtuquajtur avokat amerikan, nuk mundet, pasi duhet të çojë minimalisht një prokurë te prokurorët. Aq më tepër të bëjë moral para dyerve të burgjeve. Drejtoria e burgjeve është bërë di trau i doganës, lejon këdo. Ndërkohë dje nuk ka lejuar një të dënuar për 5 gram hashash, tëmarrë pjesë në varrimin e babait. Ndërkohë vijnë këta takojnë, bëjnë… Është hera e dytë apo e tretë që ndodh që vijnë avokatë të huaj.
Gjyqtari i caktuar është nga ata që ka kurajo. Nuk ka ndryshim arresti i burgut, i shtëpisë apo detyrim paraqitje, sepse të gjithë këto kërkojnë dyshim”, tha Vishaj.

I pyetur se sa gjasa ka Veliaj të lirohet nga burgu, Vishaj u shfaq pesimist për lirimin e tij.

“Ose do të lihet pa masë sigurimi, pra të mos kemi dyshime te ky person, ose çdo lloj mase tjetër krijon dyshim të bazuar në prova. As arresti në shtëpi nuk i bën punë. Në këtë lloj taktike është shumë e gabuar termi avokat amerikan. E kemi provuar OMONIA me avokatët që nuk sollën risi. Për nesër nuk shoh ndonjë ndryshim se çfarë ka ndodhur këto 30 ditë. Nuk është çështje avokatie, të vijë një avokat dhe të thotë jam vëzhgues. Si avokat them të dalë që sot, por kush ka guxuar që ka marrë atë vendim nuk është me afat 30 ditor. Ajo është e njëjta dosje. Jam pesimist në kuptimin që nuk e futëm për 20 apo 30 ditë”, tha Vishaj.