
Policia e Rinasit ka goditur tre raste të tentativës për të nxjerrë nga Shqipëria, euro dhe lekë, pa i deklaruar sipas ligjit në kufi.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 99 270 euro, 1.240.000 lekë të rinj, 3 personave që tentonin të kalonin në Dubai, Paris dhe Bolonja.
“Është proceduar penalisht shtetasi ukrainas O. R. 43 vjeç, i cili do udhëtonte nga Rinasi për në Dubai. Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan 76000 euro të cilat tentoi ti nxirrte nga Shqipëria pa i deklaruar në kufi.
U procedua penalisht shtetasi shqiptar M. F., 34 vjeç, i cili do udhëtonte drejt Parisit, ku gjatë kontrollit shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan 11370 euro të cilat nuk i kishte deklaruar në kufi sipas ligjit. Shtetasit të mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh.
U procedua penalisht shtetasi shqiptar A. Ch, 41 vjeç, i cili do shkonte në Bolonja, pasi gjatë kontrollit shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 11900 euro dhe 1.240.000 lekë të rinj, të cilat si kishte deklaruar sipas ligjit në kufi. Shtetasit te mësipërm iu refuzua dalja nga R.Sh”, njofton policia. /gazetajone