
Sali Berisha del në mbrojtje të Erjon Veliajt për përgjimin ne qeli. Sipas tij edhe te burgosurit kanë të drejta, por Veliaj u fut në kurth.
“Në qoftë se donin të vinin çimka, të mos i aktivizonin ministra dhe zyrtarë të lartë, por të shkonin në gjykatë, të merrnin leje në gjykatë siç është rregulli. Se ata edhe në qeli, në birucë kanë disa garanci. Të mos bëj unë avokatin. T’ia lëmë Maks Haxhisë t’ia çojë ato cigare, të mos zë vendin e tij.
Erion Veliaj është regjistruar edhe duke folur në telefon fiks, edhe duke fjetur në shtratin e tij, edhe duke u ulur në tavolinë. Atë e kishin mbushur me sa duket me çimka në të gjitha anët.
Po, çdo i burgosur apo i paraburgosur ka të drejtat e tij. Dhe përdorimi i kurtheve të vjetra, t’i çosh Ulziun për t’i dhënë siguri dhe më pas të kryesh këto veprime, do të thotë se kalon çdo lloj përmase, është si në tragjeditë e vjetra”, tha Berisha. SPAK e ka përgjuar në qeli Veliaj dhe e akuzon se ka orkestruar sulme ndaj gjyqtarëve e prokurorëve. /gazetajone