
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga përgjimi që Prokuroria e Posaçme ka bërë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.
Lala ka treguar sekuenca nga përgjimet e telefonatave që kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash ka bërë me familjarët e tij.
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga përgjimi që SPAK i ka bërë kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj në paraburgimin e Durrësit, në kuadër të procesit hetimor të nisur ndaj tij për korrupsion e pastrim parash.
“Ministrin (Ulsi Manja) që ma bëri kështu e s’më doli në mbrojtje s’e fal, për 7 breza do ta shkrij”, është një nga gjërat që dyshohet se Erion Veliaj ka thënë në bisedat me familjarët e tij.
Gazetarja Lala ka thënë se SPAK ka marrë autorizim të veçantë për të përgjuar bisedat që Veliaj ka bërë nga paraburgimi i Durrësit./gazetajone