Gazetari Milaim Zeka ka qenë i ftuar në emisionin “Dritare Tv” ku ka folur sërish në mbrojtje të këngëtares së njohur shqiptare, Elsa Lila.
Gjatë intervistës ai u shpreh se Elsa mbetet ende një artiste e madhe pavarësisht se çfarë ajo ka bërë.
Milaimi gjithashtu është treguar i ashpër edhe me personazhet që e kanë sulmuar këngëtaren duke i cilësuar si “prostituta vipa”.
“Të ngrihen njerëz të pafytyrë ta gozhdojnë një artiste kaq të madhe që na ka zbardhur fytyrën, të bëjnë akuza ndaj saj, për mua ishte e pafalshme. Nuk mund të hesht përballë kësaj. Dhe kush e sulmonte? Disa prostituta vipa, që për një videoklip 3 minuta flenë me 10 biznesmenë. Dhe kur prostituta të shet moral para Elsa Lilës, kjo është të çmendesh! Prandaj e kam mbrojtur. Unë nuk e di çfarë ka bërë Elsa Lila, por çfarëdo që ajo të ketë bërë, do ta paguajë faturën vetë. Unë kam folur për të, si njeri dhe si artiste. Dhe ajo para së gjithash është njeri i mirë”, u shpreh gazetari.
Rikujojmë se arrestimi Elsa Lilës u bë bujë jo vetëm në mediet shqiptare, por edhe në mediet italiane.
Artistja shqiptare u kap nga policia italiane dhe u njoftua se ajo ishte pjesë e një organizate kriminale e cila merrej me shitje të lëndëve narkotike
“Corriere” gjithashtu zbuloi për autoritetet italiane, se Elsa Lila ishte njeriu i besuar i Arindi Boriçit, i njohur edhe si Rindi, shqiptarit që drejtonte organizatën bashkë me një italian tjetër.