Mbledhja e radhës e grupit parlamentar të PD-së, është shoqëruar me debate ku Sali Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se në takim përfaqëson Taulant Ballën dhe jo deputetët demokratë.
Berisha i ka thënë po ashtu se Alibeaj është i marrë peng, dhe nuk mund të bëhet në asnjë mënyrë pjesë e procesit për zgjedhjen e presidentit me zarfa.
Berisha – Alibeajt: Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të perfill. Të mbajne peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës. Ai qëndjehet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfave sekrete.
Ndërkohë që Alibeaj është përgjigjur se i vetmi peng në PD, është Sali Berisha, që po tenton të marrë pas fatit të tij dhe një pjesë të deputetëve të tjerë.
Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së do të diskutohet në lidhje me qëndrimin që do të mbajë kjo forcë politike, sa i takon procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Për Enkelejd Alibeajn, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar, ka një ftesë të hapur nga Taulant Balla për tu ulur në tryezën e diskutimeve, dhe dhënien e propozimeve.
Ndërkohë që Sali Berisha ka qenë më radikal në qendrimin e tij, duke thënë se çdo negociatë me Edi Ramën për presidentin, do të sillte thjesht legjitimimin e pushtetit të tij.
Më herët gjatë mbledhjes, Albana Vokshi i ka kërkuar Alibeajt të bëjë kërkesë në kuvend për pesë deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar sërish deputetë të Grupit Parlamentar të PD-së.
Por, sipas kryetar të komanduar të PD-së, këto janë vendime të marra nga organi i partisë, që nuk mund të zhbëhen nga ai. “Këto janë vendime të marra nga organet, nuk mund të zhbëhen prej meje”, mësohet se është shprehur Alibeaj.
Në mbledhje, vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Mungojnë po ashtu dpeutetët Grida Duma, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu, Edi Paloka, Flutura Açka, Helidon Bushati, Alfred Rrushaj, Emilja Koliqi, Fation Veizaj, Fedinand Xhaferraj, Kastriot Piroli, Kreshnik Collaku, Sorina Koti.