Nora dhe Roberti kanë patur gjithnjë një marrëdhënie shumë të mirë pas divorcit. Robert Berisha habiti jo pak me një deklaratë të bërë pak ditë më parë për ish-gruan e tij këngëtaren Nora Istrefi.

Ai komentoi këngën më të re të Norës me titull ‘Më mungon” gjatë një interviste në emisionin “Libero”, ku u pyet nëse është dedikim për të. “Kjo pyetje iu shtrohet shpesh këngëtarëve. Këtë mund të ia bëni rep-artistëve sepse ata i shkruajnë vet tekstet për vete. Nora përveç hartimeve në shkollë fillore që i ka shkruar, kurrë tekst nuk ka shkruar, shkruan tjetër kush për neve. Gjithashtu dhe unë. E paguan tekstin, çfarë është më ‘in’ kohëve të fundit. Tetë milionë këngë janë ‘Më mungon’, ‘Pse shkove’, ‘A po kthehesh’, kështu që s’e besoj që ia ka kushtuar dikujt”, ka thënë Roberti.

Ndonëse deklarata e tij u komentua gjatë në media, duket se mes ish-çiftit gjërat janë siç kanë qenë dhe ata vazhdojnë të kenë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre, Renee. Madje së fundmi ata kanë bërë një tjetër udhëtim. Të dy bashkë me vajzën kanë shkuar në Paris ku kanë dërguar të voglën e tyre në një nga vendet më përrallore në botë siç është Disneyland.

Ka qenë Roberti ai që ka ndarë edhe disa foto të shkrepura gjatë ditës dhe në një prej tyre shihet edhe këngëtarja e cila qëndron pas Robertit dhe vajzës me syze.

Nora dhe Roberti janë shembulli perfekt se pas ndarjes ish-partneri mund të jetë shoku yt më i mirë.