Moderatorja, Arbana Osmani pas përfundimit të “BBV” është larguar nga ekrani.
Arbana për momentin është aktive vetëm me postime në rrjete sociale.
Ajo përmes postimeve të ndryshme është sa më afër fansave të saj.
Ndërsa së fundmi Arbana ka vendosur që përmes “InstaStory” t’u përgjigjet disa pyetjeve të fansave të saj.
“Na mungon shumë në tv, kur do rikthehesh” ishte njëra nga pyetjet që moderatorja kishte përzgjedhur ti përgjigjej.
Sipas moderatores, vjeshta është një mundësi që ajo t’i kthehet ekranit, për çka nuk është e sigurt, andaj ka shkruar në kllapa (uroj).
Ndryshe Arbana në natën finale të spektaklit “BBV” tregoi se është në pritje të ëmbël dhe së shpejti do bëhet nënë.