Rakip Suli kryebashkiaku i Kamzës, pritet që këtë të mërkurë të paraqitet në SPAK, pasi i është dërguar një fletë-thirrje për të dhënë sqarime në lidhje me hetimet që prokuroria e posaçme po kryen për zyrtarë të bashkisë së Kamzës për veprat penale , “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.
Hetimet po kryehen lidhur me tenderat e pastrimit të qytetit dhe për dëmshpërblimet e tërmetit.