Kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi, në një komunikim me gazetarët u pyet nëse Partia Demokratike do të marrë fonde për fushatën e zgjedhjeve të 14 majit. Celibashi tha se PD do të marrë fonde pasi do të respektohet neni 180 i kodit zgjedhor
Sakaq ai tha se më 3 mars, gjykata do duhet të përcaktojë dhe formalisht se cili është organi udhëheqës i PD që të vijohet më pas me procedurat.
Celibashi: Lidhur me atë nëse PD do të përfitojë fond, në fakt është vendim që do duhet ta marr dhe për të respektuar institucionin s’po e bëj publik vendimin. Parimi është që merr fonde ajo parti që ka marrë pjesë në zgjedhjet pararendëse, ato të 2019, e dimë që PD nuk mori zgjedhje, por neni 180 ka përcaktuar që në referim do merren zgjedhjet sipas rastit, respektivisht të 2015 dhe 2017.
Do të respektohet neni 180 i Kodit Zgjedhor që përcakton se cilat parti do të marrin fonde.