Balerini Ilir Shaqiri ka dhënë një intervistë së fundmi për Revistën Class, ku ka folur për jetën e tij personale dhe profesionale pas fitores së “Big Brother VIP Albania”.
Ai ka folur për marrëdhënien me Sabianin, ku u përfol se raporti i tyre nuk ishte si më parë.
Por ja çfarë thotë vetë Iliri:
“Unë mendoj që ne të dy i kemi dhënë shumë njëri-tjetrit, si brenda, edhe jashtë shtëpisë. Kur dikush bën për mua, di t’ia vlerësoj dhe ta rikëmbej pa ma kërkuar askush. Rëndësi ka kur miqtë dinë çfarë bëjnë dhe flasin në situata të ndryshme, për më tepër kur jemi në qendër të vëmendjes dhe para syve të publikut.
Gjithsesi, mendoj që Sabiani është njëri nga ata që, nëse më ka qëndruar më afër një herë, i kam treguar që di ta vlerësoj dhjetë herë, si me fjalë, ashtu dhe me vepra. Pastaj, fjalët e tepërta janë fukarallëk dhe komentet e lagjes tek unë s’kanë asnjë efekt”.
Më tej, Iliri ka treguar edhe arsyen se përse nuk ka shkuar në emisionin e Donald Veshajt, “Më lër të flas”.
Ai shtoi se titulli i emisionit duhet t’i përshtatet Donaldit dhe për këtë arsye e ka lënë që të flasë në shtëpinë e tij.
“Sepse doja ta lija të fliste në shtëpinë e tij. Në fund të fundit, është emisioni i tij dhe titulli duhej t’i përshtatej Donaldit, jo mua. Të përsëritnim BBV në ditën e 137-të të tij, mendoj nuk do kishte kuptim për vetë titullin e emisionit”, theksoi Iliri për revistën Class.
Iliri tha se pas spektaklit nuk ka pasur asnjë lloj zhgënjimi, pasi situatat i kishte analizuar dhe parashikuar që brenda shtëpisë së BBV.