Pasi njoftoi se është në pritje të ëmbël, Einxhel Shkira na ka prezantuar për herë të parë me vjehrrën e saj në rrjetet sociale.
Moderatorja ka realizuar një video teksa ndodhet në një qendër tregtare së bashku me mamin e dj Arbër Gumnishtës. Teksa i thotë fjalët më të bukura, dyshja duket se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
“Ju prezantoj me Suzin, edhe pse e njihni. Besoj tani e kuptoni se nga rrjedhin genet e bukura të familjes Gumnishta. Edhe Naimi shumë i bukur është, por Suzi ua kalon gjithëve. Nuk e di a ka njeri vjehërr më të bukur se e imja. Gjithmonë më duhet të rregullohem se ngjaj sikur jam unë vjehrra,”-dëgjohet të thotë Einxhel në video.
Dj Dagz dhe Einxhel Shkira kanë treguar në një intervistë të dhënë së fundmi se familjarët e tyre u hodhën nga gëzimi kur morën vesh lajmin se do të bëheshin me femijë. Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ia thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë të ndodhte kaq shpejt.