Beniada Nishani ishte një nga finalistet e ‘BBV’ dhe një nga personazhet më të dashura për publikun. Pas mbarimit të kësaj eksperience ajo ka vazhduar karrierën e saj, por tani me një vëmendje më të madhe. Prej pak kohësh bukuroshja ka nisur jetesën në Tiranë, për të realizuar projekte te reja, jo tashmë në modeling, por edhe në moderim si bashkëprezantuese në “Procesi Sportiv”, pasi ajo dëshiron që të qëndrojë këtu dhe ta fillojë karrierën e saj edhe në vendin e saj.
Shpesh, bukuroshja ndan me ne në rrjete sociale momente shumë ‘funny’ nga përditshmëria e saj dhe kjo është një nga arsyet përse pëlqehet shumë, për çiltërsinë e saj. E pak orë më parë me anë të një video, Beni na ka treguar atë që të paktën një herë të gjithë ia kemi bërë dikujt ose na e kanë bërë në plazh: të lagim me ujë të ftohtë miqtë tanë teksa qëndrojnë shtrirë.
E ftuar në ‘Më lër të flas’, Beni u pyet lidhur me marrëdhënien e saj me Einxhel Shkirën, ish- banore e ‘BBV’ me të cilën modelja krijoi një shoqëri shumë të mirë brenda shtëpisë, megjithatë kudo po përflitej se mes tyre miqësia ishte prishur dhe lidhur me këtë foli vetë ajo.