Gjatë puntatës së fundit të “Më lër të flas”, Donaldi e pyeti Dojnën për emrin që do i vendosë bebit, por moderatorja ia ktheu me një tjetër pyetje duke e pyetur nëse ka plane për ndonjë fëmijë.
“Po ti ke ndonjë plan për vete për ndonjë bebe tani afër që mos të ta marrim ty?”-pyeti Dojna, ndërsa Donaldi ka habitur me përgjigjen e tij duke thënë: “Po ska gjë se e kam dhe një tjetër më të mirë.”
Menjëherë përgjigja e tij është lidhur me djalin e Bora Zemanit, të cilin e ka nga lidhja me Dj Vin Velin. Donaldi nuk ka folur më parë në lidhje me djalin e moderatores, por përgjigja e tij u përkthye nga fansat si një deklaratë për Borën dhe djalin e saj. Ata menjëherë kanë nisur të etiketojnë Borën në videon që po bën xhiron e rrjetit.