Adele gabon sërish! Sipas Dailymail, para se të bënte takimin e famshëm virtual me ndjekësit e saj, ajo përdori si sfond një biblotekë false. Mesa duket para takimit në “Zoom”, ajo marshoi në një librari me famë në Londër me një kërkesë specifike: Dua një librari.
“Ajo erdhi në degën e Chelsea të Daunt Books me një mik. I gjithë stafi u emocionua kur ajo hyri, duke mbajtur syze dielli dhe dukej si një superstar. Ajo shkoi dhe po merrte librat nga raftet pa i parë as shtyllat e kategorive, e as nuk lexoi botimet, por thjesht i grumbullonte,”-tha një burim. Sipas saj, këngëtarja donte vetëm një biblotekë.
Fatura totale ishte rreth 1000 £, por a do lexojë ndonjë nga ato libra këngëtarja? Vështirë të thuhet…