
Agron Llakaj bën dedikimin prekës për Koço Devolen. Teksa ka publikuar një foto në rrjetet sociale, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të mjeshtrit të humorit, Koço Devole, Llakaj shkruan:
I Madhi dhe i paharruari Koco Devole.
Aristokrati humorit shqiptar.
Jeta eshte e tille, te rremben ne te tashmen me te gjitha hallet e saj,punen,shendetin,sfiden,kenaqesi e pakenaqesi,trishtim dhe zhgenjim…,por kjo nuk na ben te te harrojme Ty o i paarritshmi Koco Devole…,ngreme syte lart ne qiell dhe aty si yll je Ti.
Ne kete 2 vjetor te ndarjes tende nga ne, po te kujtoj me kete fotografi…,sepse ti ishe vertet aktor “papjoni”.
I paharruar i shtrenjti Koco!