Agron Malaj Burrel firmos tender in korruptiv. Si i gllabëruan mbi 1 miliard lekë pa garë Sokol e Ilir Cupi bashkë me Vasil Jovanin.
Kryebashkiakët janë çmendur në kuptimin e plotë të fjalës gjatë muajve të fundit kur na ndajnë vetëm pak kohë nga zgjedhjet lokale duke bërë tenderë tërësisht korruptivë, pa garë, me fitues të përcaktuar, gjë e cila dëmton në mënyrë direkte interesat e taksapaguesve.
Një ditë më parë, Gazeta Jonë raportoi për një tender me kosto të frikshme në Bashkinë Rrogozhinë, kurse sot ndalemi te Bashkia Mat, e cila ka kryer një shkelje edhe më të madhe.
Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtim ujësjellësi për furnizimin me ujë të fshatrave të Njësisë Administrative Derjan dhe Rukaj, Loti III” ne nr referencë në APP- REF-52570-12-08-2022 ku çdokush mund ta verifikojë.
Tenderi me fond 108,706,200.00 Lekë (rreth 900 mijë euro) është fituar me 99% të vlerës së fondit limit nga bashkimi i kompanive “EVEREST” Sh.p.k. dhe “KRONOS KONSTRUKSION” Sh.p.k, të cilat bashkë kanë dhënë një ofertë të vetme.
Sa për statistikë, vlera limit e këtij tender inga Bashkia Mat ishte 108,706,200.00 Lekë, kurse oferta fituese është shpallur me 108,358,571.00 Lekë!!! Ofertuesi është lodhur dhe ka ulur 3 milion lekë të vjetra nga më shumë se 1 miliard lekë që ka marrë!
Tenderi është cilësuar me “flamur të kuq” nga “Open Procurement”, një platformë e specializuar për analizimin e garës në tenderë. Praktikisht në këtë tender nuk ka patur farë, por kryetari Agron Malaj ia ka dhuruar këto para bashkimit të kompanive Ilir dhe Sokol Çupit me atë të Vasil Jovanit, të gjithë të njohur si mamuthët e tenderëve korruptivë të bashkive Tiranë dhe Kamzë.
Krahas Çupëve, te “Everest” janë ortakë edhe familja Valteri.
Me këtë tender tërësisht korruptiv dhe pa asnjë lloj fare në mes duket se kryebashkiaku Malaj po bëhet gati për zgjedhjet duke shpërndarë para te biznesmenët pranë tij në mënyrë që të mund të financojë fushatën nën pritje të një rikandidimi nga Rama, nëse do të ndodhë.
“Gazeta Jonë” do të vijojë të raportojë mbi tenderët prej hajdutësh që bëjnë kryebashkiakët në këto kohë.
Vijon..