Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj doli për herë të dytë duke nxjerrë të “palarat” dhe aferat korruptive që ka kryer dhe vazhdon të bëjë qeveria e udhëhequr nga Edi Rama.
Gjatë intervistës në Syri tv, Ahmetaj pohon se është nxjerrë në pritë nga dyshja Belinda Balluku dhe Erion Veliaj.
Ahmetaj: “Balluku-Veliaj më nxorën në pritë. Do të vijmë, po të përdor një rast të një alogjike të ministres Balluku. Ka refuzuar ti paguajë paratë e fundit inceneratorit të Fierit që është investim publik. Kjo në një dimension është praktikisht dëm ekonomik për një vepër e cila degradon. Në anën tjetër pse nuk përdoret e njëjta alogjik tek inceneratori i Tiranës. Ndërpriteni sot gjakderdhjen buxhetore, ndërpriteni. Anulojeni kontratën sot dhe ndiqni paratë. Mos më ndiqni pllakat e banjës së Eriolës. Ndiqni dhe ato. E dini ju se kanë thërritur dëshmitarë dhe i kanë kërcënuar.