Luizi ka bërë një deklaratë të fortë rreth fitores së Ilir Shaqirit në edicionin e parë të “Big Brother VIP”.
Sipas tij, balerini nuk ka fituar nga aftësia e tij, po për shkak të “papjekurisë” së Donaldit. Ai ka thënë se Iliri Ishte një hije në shtëpi dhe të gjithë rëndësinë ia dha Donaldi.

“Iliri kishte fatin më të madh se kishte një të papjekur përballë. Ai ishte hije në shtëpi, ia dha rëndësinë ky, që e kishte “halë në sy” që në fillim. Dhe njerëzit që nuk e donin këtë u kthyen me atë. Kaq ishte”, është shprehur Luizi gjatë një bisede me Efin.

Efi: Jo nuk e mendoj fare, Iliri nuk rrinte qetë, ai hidhte kunjën dhe priste reagimin tënd.