
Ka vijuar edhe sot dëshminë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani për dosjen “Plumbi i artë”.
Dumani iu përgjigj pyetjeve të avokates së Altin Ndocit, në lidhje me atentatin që i është bërë.
I penduari i drejtësisë ka deklaruar se dëshmitë i ka dhënë në spitalin e burgut, por sqaroi se personat që qëlluan ndaj tij, nuk i kishte dalluar, ndërsa the se shoferi i ngjau me Talo Çelën.
“Personat që më qëlluan se di kush janë, por nga trupi personi që drejtonte makinën me ngjau si Talo Cela”, tha ai.
Edhe pak dite me pare, nuredin Dumani rrefeu se si kishte vrarë shokun e ngushtë të tij, Dorian Shkozën, se si ishte gëzuar që ishte vrarë shefi i Komisariatit nr.6 në Tiranë, Dritan Lamaj, se si bleu në qendër të Tiranës telefonin e enkriptuar ‘Covid 19’, etj., një bashkudhëtar krimesh e vrasjesh ka tronditur po aq.
Dumani i tha gjykatës se “kur dola nga burgu, fola me Festim Qolin për një shef policie që më kishte rrahur por pasi e mora vesh që ishte vrarë i thashë Festes se e kishte zënë haku i tij se ia kishte bërë me të padrejtë”. /gazetajone