Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës.
Sipas raportimeve paraprake, janë përplasur tre automjete, në një prej të cilëve udhëtonte një familje shqiptare, teksa në mjetin tjetër ishte një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.
Nga informacionet e para mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur personat që ishin në automjetin e familjes franceze dhe asaj polake. Shkak për aksidentin dyshohet se është bërë lagështira në rrugë.
Ndërkohë, bëhet me dije se mësohet se familja nga Polonia dhe ajo nga Franca, kishin mbërritur në vendin tonë për pushime.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.