Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, në aksin Librazhd-Qafë Thanë, rreth orës 20:30.
Në vendin e quajtur mbikalimi i trenit, në Dragostunjë, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Viktima është 18-vjeçari me inicialet D.B.
Të gjithë personat që po udhëtonin në makinë janë nga fshati Qukës.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Librazhd-Perrenjas”, automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Z., 21 vjeç, ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje pasagjeri që udhëtonte në këtë automjet shtetasi D. B., 18 vjeç, si edhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 2 pasagjerë të tjerë, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.