
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Burrel-Klos. Për pasojë ka humbur jetën një shtetas 44-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të diele, në rrugën kombëtare Burrel-Klos, ndërkohë deri më tëani nga informacionet paraprake dyshohet se makina ka përplasur një kalimtar, i cili ka humbur jetën në vend.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar shkaqet.