
Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor që ndodhi rreth mesnatës në Bari, Itali.
Në aksident janë përfshirë tre makina, ndërsa viktima mbetën drejtuesit e dy prej mjeteve.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një 19-vjeçar shqiptar, banues në Gioia del Colle, i cili humbi jetën në vendngjarje dhe një 44-vjeçar, i cili humbi jetën në spital.
Shoferi i makinës së tretë ka mbetur i padëmtuar.
Karabinierët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë