Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë natës në Sarandë në zonën e Manastrit ku një motor është përplasur me një automjet ku për pasojë kanë vdekur 2 persona.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit dhe si pasojë kanë vdekur dy turistë italianë që udhëtonin me motoçikletë, ndërsa në spital kanë mbërritur edhe dy persona të plagosur.
Trupat e viktimave janë ende në vendngjarje. Pritet të vijnë përfaqësues nga ambasada italiane.
Raportohet se të plagosurit janë të dy banues në Sarandë, 16-vjeçari M. R. dhe 17-vjeçari E. Rr.
Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca për të dhënë ndihmën e parë dhe për të zbuluar shkaqet e aksidentit.