Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan, teksa drejtuesi i një motomjeti ka ndërruar jetë. Një automjet me drejtuesi N.B., 55 vjeç përplasi për vdekje H.S., 24 vjeç që po drejtonte motomjetin e tij.
55 vjeçari u përplas edhe me një automjet tjetër të drejtuar nga E.L., 32 vjeç. Por përplasja ka qenë fatale për 24 vjeçarin me motor. N.B., pas përplasjes u largua nga vendngjarja, ndërsa policia po vijon punën për kapjen e tij.
‘Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç dhe me motomjetin me drejtues shtetasin H. S., 24 vjeç.
Pas përplasjes drejtuesi i automjetit shtetasi N.B është larguar nga vendi aksidentit dhe vijon puna intensive nga ana e policisë per kapjen e tij.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi H. S.’