
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur rëndë.
Aksidenti ndodhi në aksin Milot-Rrëshen në afërsi të urës me harqe.
Për pasojë janë plagosur rëndë 6 persona mes të cilëve 4 gra nga Kosova që udhëtonin bashkë me një prej makinave.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.