Aksident, skemë me siguracionin apo gjobë e papaguar , mister shkaku i zjarr it të Deutsch Color i biznesmenit Luan Muça , ku po heton prokuroria

Një zjarr i madh përfshiu fabrikën e bojrave Deutsch Color në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit në pronësi të biznesmenit Luan Muca.

Flakët vijojnë prej më shumë se 4 orësh. Mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrifëse dhe 200 forca policie e vullnetarë kanë rrethuar flakët në fabrikë.  Për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.

Aksident, skemë me siguracionin apo gjobë e papaguar? Mister shkaku i zjarrit të Deutsch Color i biznesmenit Luan Muça, ku po heton prokuroria
Aksident, skemë me siguracionin apo gjobë e papaguar? Mister shkaku i zjarrit të Deutsch Color i biznesmenit Luan Muça, ku po heton prokuroria

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e bojërave Deutscholor në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së Maminasit mbrëmjen e  së shtunës, (23 shtator 2023).

Zjarri u mësua rreth orës 22:30 të mbrëmjes por Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako në një prononcim për mediat pak pas mesnate deklaroi se kishin 4 orë që po punonin për të shuar flakët.

https://streamable.com/dnks7b

“Ka rreth katër orë që luftohet me një zjarr masiv të rënë në fabrikën e prodhimit të bojërave DC. Janë aktivizuar zjarrfikëse nga të gjitha bashkitë e prefekturës së Tiranës. Është një zjarr i cili ka marrë përmasa edhe për shkak të lëndëve kimike apo produkteve në prodhim. Është vënë nën kontroll dhe zjarri vazhdon”.

Policia e Durrësit informoi se në momentin që ka rënë zjarr, brenda në fabrikë nuk ka patur punonjës, por vetëm rojet të cilët kanë qenë në ambientet e jashtme të fabrikës. Fatmirësisht nga përhapja e flakëve nuk ka asnjë person të dëmtuar por fabrika ka pësuar dëme të mëdha materiale..

Mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrfikëse dhe 200 forca policie e vullnetarë u angazhuan në operacion për të shuar flakët të cilat pas mesnatës u raportua se kishin nisur të izoloheshin.

Jemi drejt mbylljes. Vatra zjarri thuajse është izoluar. Pjesa e fabrikës pothuajse është djegur. Nuk kemi rrezik për depot e gazit. As banesat nuk kanë më problem. Vatra e Zjarrit ka qenë në fabrikë brenda ” na informoi prefekti i Durrësit Emiljan Jani në një prononcim për Report Tv rreth orës 01:12 minuta. 

Fillimisht flakët u raportuan nga roja e fabrikës i cili ka dëgjuar shpërthimet në brendësi të magazinës dhe më pas ka parë zjarrin të përhapet me shpejtësi. Më pas raportime të shumta erdhën edhe nga banorët të zonës të cilët kanë parë flakët dhe kanë dëgjuar shpërthimet.

Report Tv mëson se fillimisht situata ka qenë kritike pasi një sipërfaqe e madhe e fabrikës u vu nën pushtetin e flakëve. Puna e forcave zjarrfikëse u vështirësua pasi herë pas here kishte shpërthime që dyshohej se vinin nga bojërat për shkak të nxehtësisë në brendësi të magazinës.Për çështje sigurie u bllokua përkohësisht edhe autostrada Durrës-Tiranë dhe u kërkua që lëvizja të devijohej në rrugët dytësore.

Në një resort pranë fabrikës u detyrua të ndërpritej dasma dhe nusja dhëndri e dasmorët të largoheshin pasi mund të rrezikoheshin nga flakët. Në një vijë ajrore prej 200 metrash larg fabrikës ishin disa banesa private, familjet e të cilave u evakuan nga forcat policore.

Pas mesnatës zjarri nisi të izolohej.

 Është vënë nën kontroll dhe zjarri vazhdon. Rrezikshmëria më e madhe i përket zjarrfikësve që janë afër zjarrit që ka temperatura të jashtëzakonshme dhe temperaturës që krijon djegia e kimikateve. Për banorë nuk ka rreziqe të tilla. Nuk ka pasur nevojë për evakuim banorësh. Vendi i zjarrit është rrethuar.  Ka djegie të lëndëve, sepse lënda e parë është e përqendruar te fuqia apo paketime të ndryshme të cilat janë në djegie e sipër. Shpresojmë që sa më shpejt ta eleminojmë” tha Çako

Do të jenë hetimet që do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit, por nga veprimet e para hetimore është konstatuar se flakët kanë nisur nga brenda, ndërsa sipas mediave ka dyshime të forta për shkakun. Prokuroria bëjnë me dije burimet po heton në disa pista, të cilat nisin nga pakujdesia, shkaqe aksidentale, skema me siguracionin e deri te ndonjë gjobë e papaguar ndaj grupeve kriminale të zonës. Hetimet janë në fazën fillestare dhe dyshimet janë të shumta. Do të jetë prokuroria që në fund do të gjejë shkakun real të zjarrit të çuditshëm në një orë ku në fabrikë ka shumë pak punonjës dhe kur temperaturat nuk janë të larta.

Fabrika e bojërave ‘Deutsch Color’ në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas është në pronësi  të biznesmenit Luan Muça, vëllai i ish-deputetit të PDIU, Bujar Muca. /Gazeta Jonë