000822CC-694F-46B7-9732-308159545138

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Rrugën e Arbrit, ku raportimet paraprake flasin për 3 viktima dhe 4 të tjerë të plagosur.

Aksident i katërfishtë ndodhi në segmentin Ura e Çereneçit-Maqellarë.

Në vendin e ngjarjes ndodhet ambulanca dhe një zjarrfikëse si dhe forca të shtuara të policisë rrugore.