Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmë në Kroaci. Si pasojë e aksidenit, ka vdekur një shqiptar. Autobusi me targa shqiptare kishte 8 pasagjerë dhe dy shoferë.
Pas përplasjes, një nga dy shoferët, konkretisht një 41 vjeçar ka ndërruar jetë, teksa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë.
Deri tani, janë identifikuar tre persona, shoferi i dytë 58-vjeçar me emrin Adem Rexha si dhe dy pasagjerë me emrat Armand Shaba dhe Ylli Muça.
Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.
Autobusi ka përplasur një gardh në krahun e djathtë dhe më pas është përmbysur në rrugë.