
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç dhe për pasojë vdiq një persona dhe kanë mbetur të plagosur 3 të tjerë.
Një nga të plagosurit ka mbetur i bllokuar në makinë, për shkak të shtypjes së fortë të mjetit.
Është kërkuar ndihma e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit.
3 personat e bllokuar në makinë janë nxjerrë dhe dërguar në gjendje të rëndë ne spitalin e Traumes. Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç.