Ka kyçur gojën! Kështu shkruajnë mediat italiane për shoferin i cili i jepte makinës në aksidentin ku u vra 13-vjeçarja shqiptare, Jennifer Alcani.
Prokurori i çështjes, Ezio Domenico Basso, tha se 22-vjeçari nuk ka dhënë asnjë deklaratë deri më tani në lidhje me aksidentin.
Në këtë mënyrë, nuk dihet nëse i riu nga Lecco kishte konsumuar alkool. Në makinën në fjalë udhëtonin në fakt 3 persona. Shoferi 22-vjeçar, një djalë tjetër 19 vjeç, pronar i makinës, por pa patentë dhe 13-vjeçarja Alcani. E teksa kjo e fundit ndërroi jetë, dy djemtë shpëtuan vetëm me disa të gërvishtura.