Aktori i mirënjohur i humorit, Agron Llakaj, është vlerësuar me titullin “Ambasador për Paqen”.

Ky titull i është dhënë nga Federata e Paqes Universale, Asambleja e Këshillit për Paqen, Tiranë.

Lajmin e ka ndarë vetë aktori, i cili ka falenderuar edhe miqtë e tij në këtë ditë të veçantë.

“I nderuar dhe i vlerësuar sot në ceremoninë e marrjes së titullit “Ambasador për Paqen “, dhënë nga Federata e Paqes Universale, Asambleja e Këshillit për Paqen, Tiranë.

Falenderoj mikun tim, Defrim Met’hasani për propozimin.

Paqja qoft’ mbi të gjithë Ne, familjet dhe shoqërinë tonë!”, shkruan ai.

Në përfundim, aktori ka bërë dedikimin e ndjerë për bashkëshorten e tij, e cila fatkeqësisht nuk jeton më: Një titull pa Ty por për Ty, Kostandina ime!