Alda Klosi e cila u arrestua mbrëmjen e djeshme me akuzën e pastrimit të parave është shtruar në spital.
Klosi ka shfaqur probleme kardiake dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e QSUT.
Gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar pas kujdesit të mjekëve, ndërsa gjatë gjithë kohës ka qenë edhe në ruajtjen e policëve.
Ish-zyrtarja e kabinetit të Arben Ahmetajt mbrëmë u mbajt në drejtorinë e policisë Tiranë për disa orë më pas u çua në paraburgim. Pas rreth një muaji hetime, Klosi ka të njëjtin fat me pastruesen dhe djalin e saj, të tre në qeli.
Pastruesja personale e Alda Klosit, Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi arriti të vjedhë ne dhjetor 2022 një shumë të konsiderueshme nga banesa e saj që besohet se është 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj si dhe aksesorë flori, që dyshohen se i përkasin zyrtares Alda Klosit.