Një shtetas shqiptar i akuzuar se ka pastruar 500 milionë euro të grupeve kriminale në Europë është ekstraduar nga Greqia drejt Holandës.

Bëht fjalë për shtetasin 52-vjeçar nga Saranda Thanas Bako, i cili u arrestua në maj të këtij viti gjatë një operacioni policor grek në bashkëpunim me autoritetet e huaja në lagjen “Glifadha” të Greqisë.

“Një pastrues i njohur parash, që pastronte paratë e pista të kriminelëve më të mëdhenj në botë, është arrestuar më 31 maj në Athinë në Greqi”, thuhet në deklaratën Europol.

“Ai doli në skenë nga Taskforce Underground Banking (TF-UB) në vitin 2022, pasi një hetim tregoi se organizata e tij kriminale kishte lëvizur rreth 500,000,000 euro”, shkruajnë mediat holandeze.

Gjatë momentit të arrestimit, atij iu gjetën edhe sende me vlerë si tre ora të markave luksoze me vlerë qindra mijëra euro.
Bako njihet edhe me emrin tjetër Athanasios Sebastian Bako.