Vajza e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshit, Aleksia ka deklaruar se nëse do të kishte mundësi do të vriste çerekun e popullsisë. Teksa ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, Aleksia është përgjigjur se do të vriste çerekun e popullsisë, duke e filluar me pedofilët dhe përdhunuesit.

 

Se në qoftë se do kishte një herë në vit një ditë që ligji s’do të zinte, kë do vrisje?

 

Kaq shumë keqbërës sa ka kjo botë do kisha fshirë çerekun e popullsisë. Por, padyshim do ja filloja nga përdhunuesit dhe pedofilët. Madje, ndonjëherë mendoj si është e paligjshme t’i vrasësh, se ata njerëz edhe nëse s’ta marrin jetën të lënë të jetosh i vrarë” përgjigjet Aleksia.