Kohët e fundit përflitej se Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Alfio konfirmoi ndarjen dhe se ka gati 1 viti që ata nuk janë bashkë.
Alfio ka hedhur poshtë pretendimet se shkaku i ndarjes së tyre ka qenë tradhtia e tij, ndërsa thotë se arsyet janë shumë personale dhe individuale.
“Të dashur familjar, shok dhe ndjekës. Ndjehem në detyrë dhe i obliguar moralisht të sqaroj disa lajme që kanë qarkulluar së fundmi për sa i përket jetës time personale. Unë dhe Fatma nuk jemi më së bashku nga pothuajse një vit, motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë absolutisht me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë në rrjet.