Në mediat online qarkulloi sot një lajm se Alfred Peza ka dhënë dorëheqje nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar.
Lajmi u përforcua nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa e cila përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se dorëheqja e Pezës është një lajm i mirë.
Por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Alfred Peza. “Deri në 15 qershor 2028 këtu më kanë. Për mandatet e tjera të shohim”, tha Peza për Vox News.