Algert Alcani , punonjësi i Bashkise Tirane , armën në kokë biznesmenit: Ik nga tenderi, do e marrim ne

Shtetasit Algert Alcani , 27 vjeç punonjës i Bashkië së Tiranës, Edmir Boci, 37 vjeç, Shaqir Alcani, 62 vjeç, u arrestuan nga policia e Elbasanit pasi kërcënuan administratorin e një kompanie private që të tërhiqej nga një tender që kishte fituar.

Bëhet me dije se u shpall në kërkim gjithashtu dhe një 38 vjeçar, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shtrënguar me anë të kanosjes, shtetasin Erald Miftari, administrator i një biznesi me qendër në Cerrik, Elbasan, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një tender 1 milionë euro i fituar në bashkinë e Tiranës, për lëndë drusore.

Algert Alcani , punonjësi i Bashkisë së Tiranës, armën në kokë biznesmenit: Ik nga tenderi, do e marrim ne
Algert Alcani , punonjësi i Bashkisë së Tiranës, armën në kokë biznesmenit: Ik nga tenderi, do e marrim ne

Burime për Gazeta Jonë bëjnë me dije se të akuzuarit i kanë vendosur pistoletën në kokë administratorit për t’u tërhequr nga tenderi dhe e kane kërcënuar me jetën e djalit.

algert alcani bashkise tirane

“Shtetasi E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij”, njofton policia.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin e përdorur nga autorët dhe 8 aparate celulare.

Materiale procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.