Në takim me qytetarët e Memaliaj, kreu i PD-së Sali Berisha u ndal dhe te lirimi nga burgu i ish-deputetit Alqi Bllako.
Berisha theksoi se ai u lirua pasi kërcënoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe kryeministrin Edi Rama se do të fliste. Ai tha ndër të tjera se PD nuk do të ndalet para këtyre vjedhjeve duke paralajmëruar protesta të fuqishme.
Berisha: 420 milionë euro, asnjë djegës nuk ekziston që ta dini ju. Mafia e ka si pikë mjalti plehun, plehu është terreni më i përshtatshëm që të shtrijë tentakulat e veta. Rama e dëshmoi këtë më mirë se kushdo tjetër. U instaluan hedhurina në Elbasan, i Tiranës nuk ekziston.
Rama e ka kthyer në bixhoz pasurinë publike, faturën e paguajnë qytetarët. Dje bëra public një informacion, furrave të kafshatësua ka rritur çmimin nga 72 lekë në 225 lekë kilovatin, nuk ka diskutim që atë çmim do ja faturojë klientit. Pasi deklaroi se furrat nuk do i përfshijë në fashë e bëri, edhe fabrikat e miellit. Ndërkohë, 200 milionë euro është detyrimi që kanë inst shtetërore ndaj OSSH-së, ju i keni dhënë paratë.
Dje liruan deputetin pasi ua kërciti dhëmbët Veliajt dhe Ramës, më lironi ose do flas. Bllako e kishte vjedhur 10 deri në 12 milionë, sikur të ishte ndonjë shef ekzekutivi të një corporate të madhe. A i pranojmë ne të gjitha këto vjedhje? Jo! E gjitha kjo është sepse Edi Rama ka gjetur naftën dhe energjinë si një shpatë për tu ulur kokën shqiptarëve, por ne nuk ndalemi. Do protestojmë!