
Dy ditë më parë, u bë me dije se Hervin Çuli është liruar nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Shqiptar, duke u zëvendësuar nga Altin Basha.
Por duket se Jul Deda nuk është aspak dakord me këtë vendim. Ai ka bërë një reagim ne rrjetet sociale për Altin Bashë.
“Pisllëk i madh. Emërohet drejtori i teatrit kombëtar, pikërisht ai që firmosi i pari për prishjen e teatrit. Me pak fjalë, teatri kombëtar u lodh si leckë, nga duart e një kamikazi në daurt e një shërbëtori të devotshëm të rilindjes.”, shkruan Julian Deda.