“Luizi është një këngëtar shumë i mirë edhe vetë. Më vjen mirë që një koleg si ai, i pëlqen këngët e mia”. Kështu u shpreh këngëtari i dashur për publikun, Altin Shira, teksa ishte i ftuar në emisionin “Wake Up”.
Shira tha se i vinte mirë që një këngëtar si Luizi dinte të gjitha këngët e tij dhe e kishte kërkuar që të hynte ta surprizonte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Këngëtari i njohur tha se ka marrë gjithmonë komente pozitive në rrjetet sociale, por edhe pasi këndoi në BB VIP ka pasur edhe më shumë fjalë të bukura për të.
Por jo vetëm kaq, pasi Shira zbuloi se kur e ka njohur për herë të parë kolegun e tij, Luiz Ejlli.
“Para 10 vitesh më duket kam pasur një kontakt me Luizin. Kam qenë i ftuar në një klub në Tiranë dhe atë natë Luizi ka pasur ditëlindjen.
Ishte me shoqërinë duke festuar. Kënduam një këngë bashkë që i pëlqente shumë. I pëlqente të gjitha këngët”, tha Shira.